Publikohen pamje të reja tronditëse 3D nga krimi që tronditi mbarë Greqinë, ku u vra gjatë grabitjes 20-vjeçarja britanike, Caroline Crouch.
Polici grek që hyri në shtëpi i pari, në Glyka Nera, deklaron se është ende i tronditur, ndërsa imazhi që pa në skenën e krimit nuk do t’i largohet kurrë nga mendja.
“Unë u shkatërrova psikologjikisht kur pashë vajzën e vogël ulur mbi mamanë e saj të vdekur” ishin fjalët e policit që pa skenën e krimit në Glyka Nera.





Edhe pse ai ka qenë në organet e rendit për 20 vjet me radhë, është me përvojë të madhe dhe disa herë iu është dashur të ndërhyjë, ai kurrë nuk është ndjerë njëlloj.
Kur hyri në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera, polici pa qenin e çiftit të varur në shkallë, ndërsa në papafingo ai pa së pari pilotin 33-vjeçar të lidhur në dysheme dhe në krevat Caroline e vdekur me vajzën 11-muajshe në shpinë.
Polici dhe kolegët e tij u sinjalizuan që të shkonin në shtëpinë e familjes sa më shpejt të ishte e mundur, pas telefonatës së bërë nga 33-vjeçari, i cili tha i tronditur që grabitësit kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe se gruaja e tij ishte pa ndjenja.
Sipas informacioneve të sigurta, polici i ndërhyrjes së shpejtë që është shfaqur në atë përqafim me foshnjen e Caroline hyri në shtëpi me kolegët e tij dhe u ngjit në papafingo të shtëpisë.
Për të mos humbur kohë, policia hyri në shtëpi nga dritarja që ishte thyer nga kriminelët.
Në papafingo, policia pa 20-vjeçaren e vdekur në shtratin dopio të dhomës, ndërsa foshnja (11 muajshe) ishte me nënën e vet.
Sipas informacionit, foshnja nuk po qante në atë kohë, ajo thjesht përpiqej ta kapte mamanë e saj.
Në të njëjtën dhomë ishte edhe i ati i foshnjes, piloti 33-vjeçar, i cili ishte ende i lidhur me litar.
Pranë tij ishte telefoni celular me të cilin ai thirri “100”. Ai më vonë i shpjegoi policisë se mori në telefon duke shtypur butonat me hundën e tij.