Banorët e qytetit ishin lajmëruar paraprakisht për këto fluturime, por përsëri, shumë prej tyre mbetën të habitur nga mjeti gjigant. Një amerikan shkroi në rrjete sociale se ky fluturim ia kujtoi sulmet e 11 shtatorit.
Disa thanë se fluturimi nuk ishte aq i rrezikshëm sa duket në video, sepse aeroplani ka fluturuar mbi lumin që kalon nëpër qytet e jo buzë ndërtesave, siç krijohet përshtypja në pamje të parë.

