Pamje dramatike, 5 policë rrahin brutalisht 41-vjeçarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kamerat e sigurisë nga një burg i shtetit të Xheorxhias në SHBA kanë regjistruar momentin dramatik kur 5 efektivë të zyrës lokale të Sherifit rrahin një të burgosur.

Pamjet u publikuan nga avokati i të burgosurit, 41-vjeçarit Jarret Hobbs, i cili njoftoi se autoritetet kishin nisur hetimet për rastin.

Sherifi Jim Proctor tha se kishte parë videon bashkë me pjesëtarë të ekipit të tij dhe kishte urdhëruar një hetim të brendshëm.

Por avokati i të burgosurit të rrahur, Harry Daniels, kërkon procedim penal dhe ndalim të efektivëve. “Ky është një sulm brutal”, tha ai për gazetarët.

Video e publikuar nga avokati mbrojtës, dhe e analizuar nga CNN, nuk ka audio. Gjithashtu autoritetet nuk kanë pranuar të komentojnë për atë që ka ndodhur para ngjarjeve që shihen në video.

Daniels tha për CNN se ekziston edhe një video tjetër që përmban edhe audio të ngjarjes së rëndë, por ajo nuk është publikuar ende.

Share This Article