Pamje fantastike në Pogradec (Foto)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pogradeci u zgjua sot me skulptura të akullta duke sjellë pamje fantastike për qytetarët dhe turistët.

Në këto ditë të ftohta të janarit ku temperaturat kanë shënuar disa gradë nën zero, skulptorët e natyrës, era i ftohti dhe uji i liqenit, gdhendën kryeveprat e tyre për t’u ofruar qytetarëve një pamje mahnitëse.

Bashkia Pogradec ka postuar fotogaleri nga Pogradeci ku fuqia e natyrës ka skulpturuar me akull bregun e liqenit si një ekspozitë mahnitëse arti.

“Mirëmëngjes, me këto pamje fantastike nga Pogradeci”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qyteti elitar i Shqipërisë i cili vizitohet në të katër stinët./ATSH/

Share This Article