Pamje ferri nga Turqia, anijet shpëtojnë turistët nga zjarri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa toka është përfshirë nga zjarri për të pestën ditë me radhë, deti ka qenë hapësira e vetme e sigurt për turistët në Turqi, të cilët janë shpëtuar nga mjetet lundruese. Deri të dielën janë konfirmuar 8 persona të vdekur si pasojë e zjarreve të mëdha.

Anijet e rojës bregdetare u afruan në breg të detit në Mugla duke evakuuar me dhjetëra banorë e turistë të rrezikuar nga zjarret.

Në Bodrum, në ndihmë të zjarrfikësve dhe helikopterëve kanë ardhur edhe makinat e ujit, që zakonisht përdoren për të shpërndarë qytetarët gjatë protestave të dhunshme. Veç sipërfaqes së madhe të pyjeve të përfshirë nga flakët, zjarri ka dëmtuar edhe shumë shtëpi.

Zjarri po rrezikon edhe një fshat pranë qytetit Manavgat, ndërsa puna për zjarrfikësit dhe helikopterët po bëhet e vështirë për shkak të erës së fortë në zonë.

Ndërkohë, e rëndë paraqitet situata nga zjarret edhe në disa zona të Greqisë dhe Italisë.

Share This Article