Pamje/ Fotografohet duke notuar balena mbi 12 metra e gjatë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një balenë e gjatë mbi 12 metra është parë duke notuar në Qipro. Sipas mediave vendase, ajo është parë dhe kapur në kamera mëngjesin e së premtes nga kapiteni i varkave “Seaze the Day”, Panagiotis Nikolaidis.

“Ishte hera e parë që pashë këtë lloj balene në një mjedis natyror”, u shpreh ai.

Nikolaidis deklaroi gjithashtu se shqetësimi i tij i parë ishte të shihte nëse balena ishte mirë dhe nëse nuk kishte hyrë në ndonjë rrjet. Kur kuptoi se gjithçka ishte në rregull, ai bëri disa video.

Ai gjithashtu shtoi se balena ishte rreth 12-13 metra, por nuk identifikoi nëse ishte mashkull apo femër. ” Zakonisht meshkujt e rritur të specieve largohen vetë dhe meqenëse ishte i vetmuar, ndoshta ishte një mashkull”, u shpreh kapiteni.

Share This Article