Pamje mahnitëse nga Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës është një nga bukuritë natyrore më të rralla që ka Shqipëria.

Në qendër të parkut ndodhet mali i Dejës, që ngrihet drejt qiellit duke u përshëndetur me Korabin, Malin e Munellës dhe perëndimin deri në det.

Në verilindje ndodhet Lura, në lindje mali i Runjës, ndërsa në perëndim nja horizont i pamasë sa hija e Dejës laget në ujërat e Adriatikut.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Dibër postoi foto nga Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, me panorama mahnitëse.

Parku Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” është ndër parqet me sipërfaqen më të madhe, por edhe ndër më të bukurit në Shqipëri.

Male të harlisura me pyje, pisha, bredhi, ahu, bimësi e pafundme, rrethojnë liqenet akullnajore në shpate dhe që njihen nga të gjithë si “12 liqenet e Lurës”.

Ngado që ta nisësh rrugën, në tre destinacione duke u ngjitur për në Lurë, bukuritë shtohen, pamjet bëhen më piktoreske dhe madhështia të mbush gjatë rrugëtimit, aq sa para malesh dukesh çdo çast e më i vogël sepse malet ngjiten lart drejt qiellit.

Parku Kombëtar nis nga Uraka, Zall-Gjocaj-Lurë, ndërsa në krahun lindor, Macukull, Kepi i Skënderbeut, Mas Deja.

Janë tre rrugë që të çojnë në Lurë: njëra nis nga Rruga e Kombit, Rrëshen-Zallë-Gjoçaj-Lurë, tjetra nis nga Rruga e Kombit, Mat, Kemi i Skënderbeut, Fushë-Pela që është edhe kontakti i parë me liqenin e luleve, ndërsa e treta nis nga Dibër-Lurë që është një nga urët lidhëse më të bukura ku malet shohin njëri-tjetrin, Deja dhe Korabi. /ATSH/

Share This Article