Pamje mahnitëse nga Parku natyror Korab-Koritnik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parku Natyror Korab-Koritnik është një destinacion turistik jo vetëm për vizitorët vendas, por dhe për turistët e huaj.

Jo vetëm mali i Korabit, por i gjithë vargmali dhe ultësira e bëjnë parkun një nga më të bukurit në Shqipëri me pamje mahnitëse ku vijat e peizazhit ngjiten dhe zbresin duke vizatuar konturet e një pamjeje të rrallë.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Dibër publikoi pamje të marra nga monitorimi i PN Korab-Koritnik në ditën e fundit të vitit.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij vargmali ka edhe kreshta të tjera, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, natyra me diversitete të bimësisë nga ato mjekësore, deri dhe piktoreske, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor në Kukës.

Parku Natyror Korab-Koritnik është zona e mbrojtur më e madhe në Shqipëri deri në vitin 2017 dhe quhet si “çatia” e Shqipërisë. Peizazhi alpin me vargmalet Koritnik – Gjallicë – Korab – Deshat e bëjnë këtë një zonë të larmishme ku majat ngjiten e ulen deri në lugina dhe pllaja pafund.

Parku Natyror Korab-Koritnik përfshin shumë habitate natyrore të jashtëzakonshme me pishë, ah dhe me bredh të bardhë, bimësi të dendur, florë dhe faunë të jashtëzakonshme, por kësaj radhe është bërë kopshti i fëmijëve për të mësuar më shumë për natyrën./ATSH/

Share This Article