Pamje nga festa e çmendur e Realit në dhomat e zhveshjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi ka festuar çmendurisht triumfin në Ligën e Kampionëve për vitin 2022, pas fitores në finale ndaj Liverpoolit.

Los Blancos kanë fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Reds në finalen e së shtunës mbrëma në stadiumin Stade de France në Paris.

Goli i vetëm në fitoren e ekipit të Carlo Ancelottit erdhi në minutën e 59-të me anë të Vinicius Junior.

https://twitter.com/realmadriden/status/1530843893528350720

Ky triumf bërë që Real Madridi ta vazhdoj të shkruaj historinë duke koleksionuar trofeun e 14-të në histori të Ligës së Kampionëve.

Fitorja ka gëzuar pa masë futbollistët e Real Madridit, stafin dhe të gjithë drejtuesit, pasi erdhi pas shumë ndeshjeve të forta.

Mbretërit arritën të eliminojnë klube si Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester City, para Liverpoolit në finale.

Trofeu i 14-të u festua në mënyrë të çmendur nga të gjithë dhe faqja zyrtare e Real Madridit ka vendosur t’i publikojë disa video.

Atmosfera mbahej nga emra si David Alaba, Eder Militao dhe Marcelo, por edhe të tjerët shiheshin të lumtur dhe duke vallëzuar.

Share This Article