Pamje nga kabina e aeroplanit luftarak ukrainas, piloti: Sa i bukur është vendi ynë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pilot ukrainas ka publikuar pamje mahnitëse se si duket vendi nga kabina e një aeroplani luftarak.

Vadim Voroshilov, i cili ka shenjën e thirrjes Karaya, ndau videon nga një prej fluturimeve të tij të fundit.

“Sa i bukur është vendi ynë”, dëgjohet në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Theksojmë se ukrainasit kohët e fundit janë furnizuar me aeroplanët e parë luftarakë të dërguara nga Sllovakia.

Kujtojmë se edhe Polonia ka premtuar se do t’i dorëzojë disa aeroplanë forcave ushtarake ukrainase që po luftojnë kundër agresionit rus.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Share This Article