Pamje nga pritja e Qeverisë së Kosovës në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë me një ceremoni zyrtare Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Pas ekzekutimit të himnit të Shqipërisë dhe Kosovës, Kryeministri Rama dhe Hoti u drejtuan në Pallatin e  Kongreseve ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Sipas axhendës në orën 11:30 çelet sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajnë fjalën e tyre në mbledhjen e përbashkët.

Po ashtu fjalë të shkurtra do të mbahen nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Më pas, kryeministri Rama përmbyll sesionin plenar.

Në orën 12:45 do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. Ndërsa në orën 13:00 do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp të dy kryeministrave.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAgjencia.Telegrafike.Shqiptare%2Fvideos%2F1442983175893965%2F&show_text=0&width=560
Share This Article