Pamje nga vendngjarja/ Autobusi me pasagjerë bie në Lanë, disa të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Policia e Tiranës kë publikuar detaje zyrtare në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, ku një autobus i unazës dhe një automjet tjetër kanë rënë në Lumin e Lanës.

Policia bën të ditur se makinat përfunduan në lumë pasi u përplasën me njëra-tjetrën më parë. Si pasojë e aksidentit raportohet për 5 persona të lënduar.

“Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, mbyllet njoftimi i policisë.

Share This Article