Pamje piktoreske nga liqeni i ngrirë i Pukës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta deri në -9 gradë celsius në qytetin verior të Pukës kanë sjellë edhe ngrirjen e liqenit.

Bashkia e Pukës ndau sot pamje nga liqeni i ngrirë, i cili ofron në këto ditë dimri një peizazh mahnitës alpin.

“E teksa në Pukë termometri shënoi sot -9.5°C liqeni i qyteti ka ngrirë plotësisht”, shprehet bashkia.

Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine bart në vetvete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj./ATSH/

Share This Article