Pamje: Ramos turpërohet pasi i humb dy penallti radhazi kundër Zvicrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sergio Ramos ka dështuar dy herë radhazi nga penalltia në barazimin e Spanjës kundër Zvicrës të shtunën mbrëma në një ndeshje të Ligës së Kombeve.

Ramos po e bënte paraqitjen e 177-të rekorde duke u bërë lojtari evropian me më së shumti paraqitje për ekipin kombëtar, por ishte një ndeshje për t’u harruars.

Portieri Yann Sommer ia mbrojti penalltinë e parë 34-vjeçarit duke u hedhur në krahun e djathtë.

https://streamja.com/embed/5rXNN

Në penalltinë e dytë, Ramos u përpoq të shënonte në stilin panenka, por dështoi dhe Sommer e priti topin në dorë.

https://streamja.com/embed/qVyBl

Të dy penalltitë e humbura nga qendërmbrojtësi i Real Madridit ndodhën kur Spanja ishte duke humbur 1:0, pas golit të Remo Freulerit.

Por Spanja ia doli ta barazoi rezultatin falë golit të Gerard Morenos në minutën e 89-të, pas një harkimi nga Sergio Reguilon. 

Share This Article