Pamje të reja gjatë sulmit mbi qendrën tregtare në Kremenchuk – qytetarët vrapojnë për të shpëtuar në parkun ukrainas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamje të reja janë publikuar në rrjetet sociale të bombardimit të një qendre tregtare në qytetin Kremenchuk.

Pamjet e kamerave filmuan disa njerëz duke vrapuar teksa përpiqeshin të shpëtonin duke u strehuar në një park.

Disa prej mbeturinave shihen duke rënë pranë qytetarëve kur raketat ruse godasin qendrën tregtare të hënën, ku mbetën të vrarë të paktën 18 persona.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pretendon se Rusia qëllimisht ka sulmuar qendrën tregtare, duke publikuar pamjet e momentit të sulmit.

“Sot, dua t’i jap fund këtij adresimi me një pjesës të provave – që askush të mos merr guximin të thotë se sulmi me raketa në qendrën tregtare në Kremenchuk ishte i rastësishëm”, tha Zelensky.

Kujtojmë se në të kaluarën raketat ruse kanë goditur edhe qendrat kulturore dhe qendrat shëndetësore.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme në drejtim të shtetit ukrainas duke shkaktuar dëme materiale.

Share This Article