Pamje të rënda: Ish-presidenti i ekipit të futbollit në Turqi ekzekutohet në lokal

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, pasi ish-presidenti i ekipit Alemdag Spor, Tuncay Meriç, 49 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në një bar-restorant në zonën Çekmeköy, në periferi e Stambollit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartësisht momentin e atentatit, kur autori i afrohet viktimës me qetësi, nxjerr armën dhe e qëllon në kokë pa paralajmërim. Ngjarja ndodhi brenda pak sekondash, duke shkaktuar panik te klientët e restorantit, ndërsa autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar, një 17-vjeçar, i kapur në Edirne pranë kufirit me Greqinë, teksa përpiqej të arratisej jashtë vendit. Së bashku me të, u arrestua edhe një 64-vjeçar, i cili kishte strehuar të dyshuarin dhe kishte tentuar ta ndihmonte që të arritisej.

https://twitter.com/i/status/1960990846926438651

Një dëshmitar okular i ngjarjes tregoi me tronditje momentin e vrasjes:

“Isha ulur me miqtë. U ngrita për të shkuar në tualet dhe vura re që nuk po ndodhte asnjë debat. Papritmas, një burrë i ri ngriti armën dhe e qëlloi në kokë burrin që kishte pranë. Të gjithë filluan të vraponin, unë u shtriva përtokë”, tha ai.

Atentati ka tronditur të pranishmit në lokal të cilët futen fillimisht poshtë tavolinave dhe me pas largohen në panik e sipër.

Share This Article