Pamjet/ Aksident në tunelin e Kalimashit, 3 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident ka ndodhur paraditen e së premtes në tunelin e Kalimashit.

Sipas policisë, janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Nga ky aksident janë plagosur 3 persona, të cilët kanë përfunduar në spital.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

Share This Article