Pamjet/ Dy të shumëkërkuar në Finlandë arrestohen në Lezhë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka bërë të ditur se shtetas finlandezë janë vënë në pranga këtë të diel në Lezhë, pasi ishte në kërkim në vendin e tyre për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Mësohet se në pranga janë vënë K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë, të cilët tashmë do të ekstradohen në shtetin e tyre ku janë në kërkim.

“Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”.

Operacioni, nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë.

Kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas finlandez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Finland, për vendndodhjen e dy shtetasve finlandez në kërkim ndërkombëtar, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, u bë e mundur kapja e shtetasve:

– K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës”, njofton policia.

Share This Article