Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka urdhëruar ushtarët që ishin “strehuar” në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, që të dorëzohen.

Pas më shumë se dy muajsh, dhjetëra luftëtarë ukrainas janë dorëzuar te trupat ruse që kishin rrethuar Azovstalin në Mariupol.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se 265 ushtarë ukrainas janë dorëzuar nga fabrika Azovstal në qytetin port Mariupol. Mbi 50 prej tyre janë të plagosur rëndë, të cilët janë dërguar në spitalin e qytetit Novoazovsk.

Madje janë publikuar pamjet e para të filmuara nga ajri me dron, ku shihet sesi transportohen deri te autobusët me barela ushtarët e plagosur ukrainas.

Në anën tjetër raportohet se të paktën shtatë autobusë me ushtarë ukrainas, janë larguar nga Azovstali, raporton Reuters.

https://youtube.com/watch?v=l6mDmC85ySQ
Share This Article