Granit Xhaka tregoi përkushtimin për skuadër dhe bashkëlojtar, pasi vrapoi për ta ndihmuar Kieran Tierney gjatë përplasjes së nxehtë mes lojtarëve të Arsenalit dhe Tottenhamit në ndeshjen e zhvilluar në vikend.
Arsenali u largua me një fitore të madhe në derbin e Londrës veriore me rezutlat 2-0 ndaj rivalëve të Spurs në stadiumin Tottenham Hotspur.
Një gabim i Hugo Lloris i lejoi Arsenalit të kalonte në epërsi në pjesën e parë përpara se Martin Odegaard të dyfishonte avantazhin e tyre dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Arsenali shkoi tetë pikë në krye të tabelës së Ligës PRemier përpara kampionit në fuqi, Manchester Cityt, i cili humbi ndaj Manchester United të shtunën.
Por, gjërat u shëmtuan pas derbit londinez, kur tifozi i Tottenhamit, Joseph Ëatts, i cili që atëherë është akuzuar për sulm, goditi Aaron Ramsdale të Arsenalit.
I gjithë problemi shpërtheu pas vërshëllimës së fundit dhe të dy grupet e lojtarëve u angazhuan në një konfrontim të ashpër, me anëtarët e stafit që përpiqeshin të de-përshkallëzojnë situatën.
Që atëherë janë shfaqur pamjet e Xhakës duke marshuar përsëri në skenat kaotike për të ndihmuar shokun e skuadrës Tierney, i cili kishte mbetur në turmë mes futbollistëve të Spurs.
Rikthimi i Xhakës për të mbrojtur Tierney nga shtyrja, shoqërohet nga këndi i jashtëzakonshëm i trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, i cili po përpiqej ta ndalte.
“Pra, kjo është arsyeja pse Xhaka vrapoi me shpejtësi drejt lojtarëve të [Spurs]”, shkroi një tifoz në Twitter.
“Granit Xhaka është lloji i ushtarit që nuk lë askënd pas dhe dashuria te Arsenali është e pamasë. Merita për Mikel Arteta”, “Unë nuk do ta zëvendësoja Xhakën me askënd në ligë tani” dhe “Ekipi ynë mbështet njëri-tjetrin dhe mua më pëlqen kjo”, ishin disa nga komentet tjera.
Arsenali do të rikthehet në Ligën Premier të dielën kur do të presë Unitedin në Emirates, në ndeshjen e planifikuar për në orën 17:30.