Pamjet e rralla/ Kur vdiq Rugova, gjithë politika shqiptare në një avion

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dhe xhiruara për emisionin “Opinion”, emrat kryesorë të politikës shqiptare lanë pas çdo përplasje me njëri-tjetrin për t’u nisur së bashku në Prishtinë me avionin e orës 20:30 të linjës Prishtinë-Tiranë.

Më 21 janar 2006, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u nda nga jeta në moshën 62-vjeçari. Lajmi i zi që vinte nga Prishtina, u përcoll me trishtim edhe në Shqipëri, ku figura të politikës shqiptare u nisën së bashku për të nderuar për herë të fundit kreun e shtetit të Kosovës, që ende nuk e kishte fituar pavarësinë.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dhe xhiruara për emisionin “Opinion”, emrat kryesorë të politikës shqiptare lanë pas çdo përplasje me njëri-tjetrin për t’u nisur së bashku në Prishtinë me avionin e orës 20:30 të linjës Prishtinë-Tiranë.

Në vendet e para të avionit shfaqet i ulur presidenti Aleksandër Moisiu, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshorta e tij, Lirie. Menjëherë pas tij shfaqet lideri i opozitës së asokohe, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Por ky i fundit është gjatë gjithë kohës në celular, si një mënyrë për të shmangur “armikun” e tij politik, Berisha. Po ashtu, në avion pikaset edhe Jozefina Topalli, Arben Imami, Bamir Topi dhe të tjerë.

Rugova humbi betejën e tij me kancerin e mushkërive në janar 2006 kur po shërbente mandatin e tij të dytë si president. Në atë pikë, ai po merrte pjesë në negociatat e drejtuara nga OKB-ja me Serbinë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, që çoi në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008. Por për fat të keq, nuk e arriti kurrë. Gjatë kohës që ishte gjallë, Rugova udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 1989 deri në vdekjen e tij.

https://dosja.al/pamjet-e-rralla-kur-vdiq-ibrahim-rugova-gjithe-politika-shqiptare-ne-nje-avion-berisha-nje-sendile-larg-rames-kreu-i-ps-i-shkujdesur-gjithe-kohes-ne-telefon/?fbclid=IwAR3t8D1KkMkc_S94IWscYqMs9tHUYqTylSXGaEtYO-margfSG1-vgYtTKz8

Share This Article