Piloti i Formula 1, Mick Schumacher pësoi një aksident jashtëzakonisht të frikshëm gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite dhe u detyrua të dërgohet në spital për tretman të mëtejshëm.
Mick, i cili është djali i pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një goditje të rëndë në kthesën 12 – duke u përplasur me murin që e dëmtoi rëndë automjetin e tij.
Dy gomat iu larguan nga trupi i makinës si pasojë e përplasjes brutale, por raportet thonë se ai është i vetëdijshëm dhe po flet me mjekun.
Schumacher po garonte në Q2 të kualifikimeve të së shtunës në qarkun rrugor të Jeddah dhe po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 170 mph apo 273.58 km/h përpara se të përplasej me barrierat.
Gara u ndërpre menjëherë pas shfaqjes së flamurit të kuq dhe ambulanca reagoi shpejt duke dhënë ndihmën.
Ekipi i tij, Haas ka konfirmuar se 23-vjeçari duket mirë fizikisht dhe ka folur me nënën e tij pas aksidentit.
Ai është transferuar me helikopter në Spitalin e Forcave të Armatosura ‘King Fahad’ në Jeddah, për kontrolle të mëtejshme, pas kontrolleve të para qendën mjekësore.