Pamjet/ Hidhet nga 2 mijë metra, braziliani nuk arrin ta hap parashutën dhe bie mbi një shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është publikuar videoja e re e momentit të fundit të jetës së parashutistit, i cili humbi jetën kur u hodh me parashutë nga një aeroplan në juglindje të Brazilit.

Andrius Jamaico, 38-vjeç, ndërroi jetë kur u rrëzua në kulmin e një shtëpie në qytetin brazilian Sao Paulo, transmeton Telegrafi.

Pamjet e siguruara nga televizioni brazilian Globo, shfaq Jamaicon duke marrë këshilla nga instruktori Paulo Mirkai, derisa po bëhej gati të hidhej nga aeroplani.

Jamaico ishte hedhur nga fluturakja nga Mirkahi që e mbante për këmbe. E kamera e vendosur në helmetën e instruktorit, shihet Jamaico duke mbajtur nën kontroll situatën.

Ai ishte hedhur nga 2 mijë metra lartësi dhe pasi kishte humbur kontrollin, kishte rënë në kulmin e një shtëpie, për të përfunduar më pas në tokë pa shenja jete.

Policia braziliane po heton akoma rastin, ndërsa Jamaico besohet se nuk kishte mundur në mënyrën e duhur ta humb parashutën për të parandaluar rënien që ishte fatale.

Share This Article