Ky është momenti kur Ilir Meta është dërguar nga forcat e policisë në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet.
Pamjet e siguruara tregojnë eskortën policore që dërgojnë Metën te Blloku i Sigurisë pasi la ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ish-Presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë do të qëndrojë në Bllokun e Sigurisë deri sa të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë, që nëse lihet në fuqi, më pas do të dërgohet në paraburgim.
Ilir Meta u arrestua sot pas mesdite në mes të rrugës teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Ndaj tij u lëshua masë sigurie arrest në burg pas hetimeve që SPAK po kryhen ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi, të cilët i akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ndërsa Kryemadhi ka masë sigurie detyrim paraqitje.