Tifozët e Liverpoolit shkaktuan kaos në hyrjen e stadiumit Stade de France para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit dhe kjo çoi ndeshjen në dy shtyrje nga 15 minuta.
Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit nisi me 36 minuta vonesë.
E gjithë kjo erdhi shkaku i disa problemeve jashtë stadiumit, ku shkaktar thuhet se ishin tifozët e Liverpoolit.
Tifozët Reds thuhet se kanë tentuar të hynë pa bileta brenda stadiumit dhe disa nga ta edhe ia kanë arritur.
Megjithatë, e gjithë kjo ka shkaktuar kaos mes tifozëve dhe Policisë, të cilët është dashur të përdorin sprej në drejtim të tyre.
Disa nga videot tashmë qarkullojnë në rrjetet sociale dhe nuk janë aspak të hijshme.