Pamjet kur policia e Kosovës sulmohet me armë nga serbët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këto janë pamjet ku dëgjohet teksa Policia e Kosovës sulmohet me armë mbrëmjen e së dielës në veri.

Në video dëgjohen disa zyrtarë policorë ndërsa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre, të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Policia ka konfirmuar të dielën se në drejtim të saj është qëlluar me armë.

 ‘Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur’, thuhet në njoftimin e policisë.

Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Share This Article