Edhe mëngjesin e sotëm, IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ‘Prestige Resort’, ndërsa forcat xheniere vijojnë me shpimet nëpër muret e ndërtesës për të bërë më pas shpërthim të kontrolluar me tritol.
Ndërsa Gjykata Administrative nuk ka hedhur ende shortin për gjyqtarin që do të shqyrtojë padinë e bërë nga ana e ‘Prestige Resort’, e cila duhej të bëjnë në mënyrë urgjente, punonjësit e IKMT nuk kanë humbur asnjë minutë kohë për të vijuar ekzekutimin e urdhrit.
Juristët e resortit thonë se aksioni është në shkelje me ligjin.
Siç duket nga pamjet me dron , tashmë në ambientin ku më herët ndodhej restoranti i resortit, kanë mbetur vetëm inerte, ndërsa fadroma vijon me shembjen.