Pamjet/ Nis çmontimi i dyerve të blinduara në selinë e PD-së

albnews
By
1 Min Read

Në selinë e Partisë Demokratike këtë të shtunë ka nisur heqja e dyerve të blinduar të vendosura nga Lulzim Basha.

Ky hap ishte paralajmëruar që përpara disa ditësh dhe sot punëtorët kanë nisur që të presin kangjellat dhe dyert e blinduara nga selia.

Më herët janë hequr edhe letrat adeziv nga dyert dhe xhamat, të vendosura dy ditë para mbajtjes së protestës së 8 janarit.

Kujtojmë se xhamat kryesor u mbuluan me logo, në të njëjtën kohë kur Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si masë mbrojtëse ndaj protestuesve.

Në 6 janar, Basha urdhëroi madje që në katin e dytë të vendosej një derë e madhe hekuri, nën pretendimin e mbrojtjes së selisë.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se do të nis menjëherë me heqjen e blindave dhe slloganeve për të dhënë mesazhin e hapjes së partisë.

Share This Article