Nuk ka dyshim se një prej rregullave kyçë kur e takoni Mike Tysonin është që të mos e provokoni legjendën. Fatkeqësisht, një person nuk e ka zbatuar këtë rregull.
TMZ e ka shpërndarë një video të ish-kampionit të botës duke e rrahur një pasagjer në aeroplanin që udhëtonte nga San Fransisco për në Florida.
Sipas njoftimeve – transmeton MMA Fighting – Tyson ishte miqësor me udhëtarët, derisa personi që ndodhej prapa tij nuk ndaloi duke e ngacmuar.
Pasi i ka kërkuar disa herë pasagjerit të qetësohet dhe kjo kërkesë u refuzua në të gjitha rastet, ‘Iron Mike’ shpërtheu dhe i dha një breshëri grushtesh.
Pasagjeri i gjakosur u largua nga avioni pak çaste më pas dhe mori trajtim mjekësor, para se të fliste me policinë. Në kohën kur po e postojmë artikullin, nuk ka njohuri për ngritjen e ndonjë akuze ndaj 55-vjeçarit lidhur me incidentin dhe ai nuk është arrestuar.
Në anën tjetër, legjenda ka marrë mbështetje të madhe nga aplikuesit e sporteve luftarake.