Një video e tmerrshme është filmuar në Spanjë, teksa një burrë po tentonte të mbyste një grua në një shatërvan publik.
U desh ndërhyrja e disa kalimtarëve heronj, të cilët ndërhynë dhunshëm për të liruar gruan pasi 52-vjeçari nuk kishte ndërmend ta lironte.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se burri i kishte dhënë telefonin një personi për ta nxjerrë foto, i cili ishte larguar me vrap sapo e kishte marrë. Ai dyshonte se gruaja bashkëpunonte me të.
Agresori mendohet të ketë qenë i dehur, por tashmë do të duhet të përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.