Ndërsa në pjesën më të madhe të Ukrainës, në Kiev apo në zonat Perëndimore, situata duket e qetë, në Donetsk vijojnë luftimet dhe bombardimet e herë pas hershme nga Rusia.
Së fundmi, është publikuar një video ku forcat ruse shkatërrojnë një bllok pallatesh me bomba termobarike në qytetin Pisky, në periferi të Donetsk.
Pamjet tronditëse janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku duken shpërthimet e fuqishme të cilat shoqërohen më pas me shtëllunga të mëdha tymi.