Pamjet satelitore nga shkatërrimet që shkaktoi cunami në Tonga (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tonga ka përjetuar një katastrofë të paprecedent ku të gjitha shtëpitë në një nga ishujt janë shkatërruar, është thënë nga Qeveria, raporton “The Sun”.

Në pamjet satelitore shihet katastrofa, ku shpërthimi i një vullkani nënujor, rezultoi në cunami si rezultat i të cilit vdiqën tre persona, përfshirë edhe një britanike që punonte në organizatë humanitare.

Shkalla e katastrofës ka filluar të bëhet e ditur, ndërsa Qeveria ka treguar se gjitha shtëpitë në ishullin Mango janë shkatërruar.

Image

Në fotot satelitore shihet se si pjesët e gjelbra të Tongas janë kthyer në kafe nga vërshimat dhe se si shtëpitë janë rrafshuar.

Ka drojë se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tepër, ndërsa ka filluar të kthehet komunikimi dhe po ashtu të ketë më tepër informata.

Qeveria e Tongas e ka përshkruar këtë si katastrofë të paprecedent.

Diplomati Curtis Tu’ihalangingie e ka përshkruar dëmin si alarmues dhe druhet se numri i të vdekurve do të jetë më i madh.

“Me shumë gjasë do të ketë më tepër të vdekur dhe ne thjeshtë po lutemi se nuk është ashtu”, ka thënë diplomati.

Share This Article