Pamjet/ Shembet arena e ndeshjes me dema, viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së arenës për ndeshje me dema në Kolombi.

Stenda 3-katëshe e ndërtuar me dru nuk i rezistoi dot numrit të madh të spektatorëve të pranishëm dhe për këtë arsye u shemb duke i zënë ata poshtë.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e El Espinal, ku mijëra njerëz ishin të pranishëm në arenë për të ndjekur një prej sporteve më të dashur për ta.

Guvernatori i Tolimës, në një deklaratë për shtyp bëri me dije se humbën jetën në incident 2 gra, një fëmijë dhe një burrë, ndërsa 30 persona të tjerë janë me plagë të rënda.

Share This Article