PAMJET/ Shpërthim i madh në rafinerinë ruse të naftës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim i madh ka ndodhur, mëngjesin e së enjtes, në rafinerinë ruse të naftës Angarsk, pranë qytetit siberian të Irkutsk.

Mediat ruse raportojnë se të paktën 2 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se mund të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit.

Megjithatë, kjo ngjarje është e disata në radhë që ka ndodhur gjatë kohëve të fundit në Rusi, të cilat kanë hije dyshimi për sabotim, shkruan Daily Mail.

Share This Article