Pamjet të rënda/ “Më nxirrni që këtu”, aksidentohet këngëtari i njohur turk, makina shpërthen në flakë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Bodrum. Artisti mësohet se ndodhej në mjet me tre persona të tjerë.

Tatlises kishte një koncert këtë mbrëmje dhe ishte rrugës për në ambientet ku do të mbahej, por dyshohet se si pasojë e motit të keq dhe rrugës së lagur, është përplasur me një kamion dhe më pas ka dalë nga rruga.

Pas aksidentit ai ka mbetur i bllokuar në mjet, por ka qenë i vetëdijshëm, duke u thënë forcave të shpëtimit: Më nxirrni që këtu me vinç bashkë me makinën, dhe më pas më nxirrni mua.

Ndërkohë pas disa orësh përpjekje, ai është nxjerrë nga mjeti dhe është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht u tha se në makinë udhëtonte dhe vajza e tij, por ish-bashkëshortja e këngëtarit ka thënë se vajza ndodhej në shtëpinë e tezes së saj.

Pas aksidentit mjeti i tij është përfshirë nga flakët, por ndërhyrja e qytetarëve me ujë, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit duke i shpëtuar jetën.

Share This Article