Pamjet tronditëse shfaqin përplasjen e trenit me një kamion në Tennessee

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tren mallrash goditi një kamion rimorkio teksa po kalonte shinat e trenit në Tennessee .

Përplasja dhe daljet pasuese nga shinat ndodhën në periferinë Chattanooga të Collegedale në Hamilton County rreth orës 13:30 dhe momenti u regjistrua prej disa kalimtarëve të rastit.

Videoja e një dëshmitari tregon momentin kur treni “Norfolk Southern” futet në një barrierë të gjatë të autostradës prej betoni.

Rimorkioja dukej se po lëvizte shumë ngadalë në momentin e përplasjes, gjë që prodhoi një zhurmë të madhe dhe e ndau automjetin në dy pjesë, raporton nypost.

Përplasja shkaktoi daljen nga shinat edhe të disa vagonëve të trenit dhe bllokim të komunikacionit.

Dy persona u transportuan në spitalet shkaku i lëndimeve, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet se është e mirë. Ndryshe, policia amerikane u kërkoi banorëve të qëndronin larg zonës pranë University Drive dhe Apison Pike.

Share This Article