Pamjet/ Vermosh, aksidentohet minibusi me 20 pasagjerë, ka të lënduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një minibus është përmbysur në rrugë si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën e Vermoshit, që mund të shkaktonte pasoja të rënda te pasagjerët.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rrapshës së Hotit, ku si pasojë të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar dhe sipas burimeve të A2 janë transportuar me autoambulancë në spital.

Minibusi ka pas rreth 20 pasagjerë ndërkohë qe policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për shkakun e këtij aksidenti i cili ka rrezikuar jetën e shumë udhëtarëve.

Share This Article