Pampuri: Asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka reaguar sot mbi gjendjen e pandemisë në vend duke bërë përgjegjëse qeverinë për mosmarrje masash.

“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë, prandaj sot të sëmurët qëndrojnë për orë të tëra në ambulancë përpara se të gjendet një shtrat tek Infektivi”, shprehet ajo.

Po ashtu, Pampuri shton se “pavarësisht propagandës qeveritare, spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me COVID. Nuk është çështje procedurash. Nuk ka qenë kurrë e tillë. Nëse do të ishte për burokraci, do të kishte qenë e tillë që nga fillimi”. 

Share This Article