Pampuri: Sistemi shëndetësor i mbingarkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi sot se, sistemi shëndetësor i mbingarkuar, riskon të lerë pas dore pacientët kronikë dhe me sëmundje të tjera të kurueshme.

“Sistemi shëndetësor shqiptar mund të tejngarkohet nga COVID-19, e kjo të bëhet shkak për të anashkaluar pacientët me sëmundje të tjera, jeta e të cilëve mund të vihet më shumë në rrezik se ata të prekur nga COVID- 19”, tha ajo.

“Me një buxhet të cunguar, me një keqmenaxhim dhe abuzim të fondeve me koncensionet e dështuara në shërbime, por në dobi vetëm të xhepave të oligarkëve, sistemi ka hyrë në kolaps”, theksoi Pampuri.

“Shqipëria renditet në vendet me numrin më të vogël të mjekëve për banorë, 1,1 mjekë për 1000 banorë, kjo një shifër qesharake krahasuar dhe me nevojat e qytetarëve e sidomos përballë nevojave me të cilat ato po përballen për shkak të COVID-19”, u shpreh Pampuri./ATSH/

Share This Article