Panariti largohet nga LSI, nis detyrën e re në Presidencë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish- Ministri i Bujqësisë në qeverinë Rama, ka ndërprerë marrëdhëniet me Lëvizjen Socialiste për Integrim, për një tjetër detyrë. Lajmin e ka përcjellë vetë Edmond Panariti përmes një postimi në rrjetin social, ku lajmëron largimin nga partia politike për t’u angazhuar në një detyrë të re, e cila mësohet se do të jetë në Presidencë. Ende nuk dihet se çfarë posti do të marrë Panariti në Presidencën e drejtuar nga Meta.

 ‘Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme . Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, shkruan ai ne Facebook.

Share This Article