Pandemia COVID-19 mbylli 22 milionë vende pune

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 22 milionë vende pune janë mbyllur në ekonomitë e zhvilluara për shkak të pandemisë COVID-19, kështu ka deklaruar Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).

Në raportin vjetor të OECD-së rreth parashikimeve për punësim, gjithashtu, citohet se programet qeveritare për punësim, të zbatuara gjatë krizës së pandemisë, kanë ruajtur rreth 21 milionë vende pune.

“Megjithatë kombet e pasura përballen me kërcënimin nga rritja afatgjate e shkallës së papunësisë, sepse shumë punëtorë të pakualifikuar, të cilët ishin shpërngulur për shkak të pandemisë, nuk po arrijnë të gjejnë punësim të ri. Shumë vende pune të humbura gjatë krizës së pandemisë nuk do të rimëkëmben”, theksoi OECD.

Ekspertët e OECD-së nuk presin se punësimi i përgjithshëm në vendet anëtare të kësaj organizate do të normalizohet deri në katër mujorin e tretë të vitit 2023. 

Share This Article