Pandemia i dha famë, të gjithë kinezët duan të vizitojnë Wuhanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas sondazheve të bëra nga Qendra e Kërkimit të Turizmit (CASSTRC) dhe Qendra e Kërkimit të Kulturës dhe Industrisë së Turizmit, Wuhan është bërë destinacioni më i dëshirueshëm urban në vend, duke kapërcyer dhe Pekinin.

Para se të fitonte famë ndërkombëtare për lidhjen e qytetit me pandeminë, Wuhan ishte i njohur si një qendër kryesore transporti dhe për historinë me Mao Cedunin. Përveç kësaj, në Wuhan shpërtheu revolucioni i vitit 1911, duke çuar në fundin e sistemit perandorak të Kinës.

Sidoqoftë, pavarësisht këtij sondazhi në internet, duket se dëshirat digjitale për të vizituar Wuhan dhe provincën Hubei, ende nuk janë përkthyer në udhëtime në jetën reale.

Shumë shprehin shqetësimin se është shumë shpejt për të shkuar në Hubei, ndërsa të tjerë thanë që nuk donin të ishin përgjegjës për një rikthim të mundshëm të virusit, në provincën që u godit më së shumti, veçanërisht pasi Wuhan u shpall i lirë nga Covid-19, në 26 prill.

Share This Article