Pandemia ia përgjysmon fitimin Volkswagen-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Volkswagen, ka raportuar rënie të fitimit për gati 50 për qind gjatë vitit 2020 në krahasim me vitin paraprak.

Prodhuesi më i madh i veturave në botë tha se fitimi i një viti të plotë, përjashtuar kostot e lidhura me skandalin e gazrave, gjatë vitit 2020 ishte 10 miliardë euro, në krahasim me 19.3 miliardë në vitin 2019, shkruan Reuters.

Qarkullimi i të hollave në divizionin e veturave ishte rreth 6 miliardë euro dhe shitja e veturave u përmirësua nga fundi i vitit, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.

“Dërgimi i veturave te klientët e Grupit Volkswagen vazhduan të përmirësohen fuqishëm në çerekun e katërt dhe madje e tejkaluan dërgimin e veturave në çerekun e tretë”, thuhet më tej në deklaratë.

Shitjet shënuan rritje për 1.7 për qind në dhjetor, në kohën kur regjistrimet e reja të veturave në Evropë ranë për gati 4 për qind, sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Veturave.

Njësoj si kompanitë rivale, edhe prodhuesi Volkswagen është duke u përballur me sfida për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave që janë marrë për ta luftuar atë.

Share This Article