Pandemia rrezikon 25 mijë vende pune në “American Airlines”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania ajrore amerikane “American Airlines” njoftoi se mund të nxjerrë në pushim të detyrueshëm 25.000 punonjës për shkak të ndikimeve ekonomike nga pandemia e koronavirusit

Kompania ajrore amerikane “American Airlines” njoftoi se mund të nxjerrë në pushim të detyrueshëm 25.000 punonjës për shkak të ndikimeve ekonomike nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të dërguar nga kompania, thuhet se pas rivendosjes së kufizimeve në disa shtete dhe rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, kërkesa në këtë sektor sërish është ngadalësuar.

Në mesin e punonjësve mesazhi i paralajmërimit që është dërguar gjenden 2.500 pilotë, 9.500 anëtarë të personelit të fluturimit dhe 3.200 punonjës teknikë.

Gjithashtu edhe kompania më e madhe ajrore në SHBA, “United Airlines”, javën e kaluar njoftoi se mund të nxjerrë në pushim të detyrueshëm 36.000 punonjës, pasi COVID-19 ka ndikuar negativisht ndaj sektorit.

Share This Article