ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pandemia rrit problemet e shëndetit mendor

albnews by albnews
15 August, 2020
in Bota, Kosova
0
Testohuni pas udhëtimit, virusi nuk bën pushime
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Neuropsikiatri, Sami Rexhepi, thotë se pas kalimit të pandemisë COVID-19, do t’i vijë radha shëndetit mendor e që sipas tij do të ketë fluks të madh të pacientëve në Qendrën e Shëndetit Mendor.

Ai thotë se pacientët po riacarohen, e ata të cilët e kanë kaluar koronavirusin po kërkojnë ndihmë sepse janë të traumatizuar.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

“Institucionet tona ende nuk e kanë kuptuar me seriozitet të plotë çështjen e shëndetit mendor dhe COVID-19. Prej rasteve të cilat i kam, njerëzit të cilët e kanë kaluar sëmundjen janë shumë të traumatizuar. Po flasim për një traumë akute sepse ende është pandemia, ende është sëmundja duke u zhvilluar, ende rreziku është shumë i madh për ata të cilët nuk kanë qenë të infektuar. Sa i përket pacientëve të qendrës ne merremi me rastet e të sëmurëve kronikë psikiatrikë por e vërej që kohën e fundit kanë nisë me u riacaruar pacientët”, thotë ai, raporton KP.

Drejtori Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, thotë se frika është ajo që po i përcjellë më së shumti pacientët, e që ka bërë që kjo Qendër të pranojë numër më të madh të tyre,

“Në përgjithësi numri i klientëve tanë, acarimi është në rritje e sipër, edhe klientët e tjerë të cilët nuk janë të sëmurë kronikë psikiatrikë që marrin shërbime në qendër, edhe pse jemi shumë të kufizuar për t’iu ofruar shërbime, po tregojnë shenja të një ankthi të shtuar shumë, mirëpo problemi më i madh është frika. Frika është tek të dy palët, edhe tek ata që e kanë kaluar sëmundjen, posaçërisht nëse e kanë pasur një simptomatologji më të vështirë, nëse kanë pas problem me frymëmarrje ose kanë qenë në oksigjenoterapi është një frikë shumë e madhe. Edhe pjesa tjetër të cilët ende nuk e kanë kaluar është sikurse ankth i pritjes, sikurse je duke pritur kur po të vjen radha ty”, thotë ai.

Sipas Rexhepit, trauma nga koronavirusi do të shihet pas tejkalimit të pandemisë. Atëherë, thotë ai, do të ketë reagim më të fuqishëm nga njerëzit të cilët do të kenë post-trauma.

“Prej asaj qysh po e shoh sa është trauma akute, sepse ne jemi ende në periudhën e pandemisë, kjo është traumë akute nuk mundem me fol për një çrregullim pas stresit traumatik, se ato manifestime do të jenë shumë më shumë më vonë. Pastaj njerëzit do të kenë një reagim shumë të fuqishëm ndoshta edhe në ftohjet e thjeshta, për shkak se është një përvojë shumë e rëndë gjatë kalimit të kësaj periudhe, ajo mbetet, pastaj do të jetë sinonim dhe çdo ftohje të thjeshtë do ta marrim në mënyrë shumë më dramatike”, shpjegon Rexhepi.

Që nga muaji mars Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë nuk ka mbajtur qëndrim ditor, duke dashur të parandalojë përhapjen e infeksionit, por nuk është mbyllur asnjëherë dhe ka vazhduar punën edhe me orar të zgjatur.

Në prill kjo qendër ka hapur thirrjet për qytetarë të cilët ndjejnë çrregullime dhe kanë nevojë për këshilla e trajtim, nismë kjo që është mbyllur në qershor pas lirimit të masave.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result