“Pandora Papers” – Putini dhe dhjetëra zyrtarë politikë të përfshirë në skandale financiare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair, mbreti i Jordanisë Abdullah II, dhe dhjetëra udhëheqës të shteteve në botë janë pjesë e publikimeve të fundit të “Pandora Papers”. Skandale si pasuri dhe marrëveshje të fshehta janë pjesë e këtyre rrjedhjeve të dokumenteve financiare, të publikuara nga BBC.

Pos tyre, në “Pandora Papers”, janë edhe rreth 300 zyrtarë publikë të përfshirë në veprime joligjore.

Një ndër dokumentet tregon se Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka tubuar 70 milionë funte të pronës së Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Tutje, në këto publikime thuhet se Blair dhe bashkëshortja e tij kanë ruajtur rreth 312 mijë funte në tarifë në kohën kur blenë një objekt në Londër.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është përfshirë në asete sekrete në shtetin e Monakos.

Rrjedhje të tilla ka pasur edhe në vitet e kaluara. Janë të njohura publikimet “Panama Papers”.

Share This Article