Panik gjatë stërvitjes ushtarake në Korenë e Jugut, një raketë balistike shpërthen në tokë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një raketë balistike e Koresë së Jugut u rrëzua në tokë në rajonin Gangneung , në veri-lindje të vendit, gjatë stërvitjeve të përbashkëta me forcat e Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar panik banorët e qytetit bregdetar tashmë të tronditur nga testet provokuese të Phenianit .

Shpërthimi i raketës dhe zjarri i mëpasshëm bëri që shumë njerëz të besonin se ishte një sulm i Koresë së Veriut.

Incidenti përfshiu një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi Hyumoo-2. Raketa u rrëzua brenda një baze të Forcave Ajrore në periferi të qytetit. Ushtria ka bërë të ditur se po heton shkaqet e fluturimit anormal të raketës.

Më parë, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi se katër raketa tokë-ajër dhe një raketë Hyumoo-2 ishin lëshuar me sukses gjatë stërvitjeve të përbashkëta në përgjigje të provokimit të Koresë së Veriut.

Share This Article