Panik në Itali, varianti britanik i koronavirusit i përhapur frikshëm në vendin fqinj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Varianti britanik i koronavirusit ka gjetur “terren” në Itali. Sipas studimit nga Instituti i Lartë Italian i Shëndetit, mutacioni britanik u gjet në rreth 20% të rasteve të koronavirusit të regjistruar në vend në 3 dhe 4 shkurt.

Hetimi u bazua në një mostër prej 3,600 rastesh nga të gjitha rajonet e vendit. Sipas mediave italiane, mutacioni britanik u gjet kryesisht në rajonet e Italisë qendrore.

Asnjë shpërthim nuk është raportuar deri më tani, por ekspertët janë të shqetësuar se infeksionet për shkak të mutacionit mund të rriten në javët e ardhshme.

Share This Article