Panik në qendër të Parisit, evakuohen vizitorët në Muzeun e Luvrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muzeu i Luvrit në Paris i ka evakuuar të gjithë vizitorët dhe stafin, dhe është mbyllur në paraditen e së shtunës, pas pranimit të një kërcënimi me shkrim.

Zyrtarë të muzeut kanë thënë se rasti lidhet me vendimin e Qeverisë franceze për ta rritur nivelin e sigurisë, pas sulmit të së premtes në një shkollë, ku një mësues është vrarë nga sulmi me thikë dhe dy persona tjerë janë plagosur.

Shërbimi për Komunikime i Muzeut të Luvrit ka thënë se askush nuk është plagosur dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Policia në Paris ka thënë se është duke kryer hetime për rastin.

Qeveria e Francës e ka rritur për 7.000 numrin e forcave të sigurisë në Francë, pas sulmit të së premtes.

Qeveria është e shqetësuar edhe për ndikimin që do të mund të ketë në Francë lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Muzeu i Luvrit, në të cilin vizitorët mund ta shohin Mona Lizën, mirëpret 30 – 40.000 vizitorë në ditë.

Share This Article