Momente paniku janë regjistruar në Spanjë në përballjen mes Cordobës dhe Racing Ferrol, ku futbollisti i skuadrës vendase, Dragisa Gudelj është shembur në tokë, në minutën e 11-të të sfidës, duke alarmuar të gjithë të pranishmit në fushë dhe shkallët e stadiumit.
Mjekët ndërhynë menjëherë, duke ia dalë ta përmendin në kohë, ndërsa më pas futbollisti u dërgua me ambulancë në spitalin e qytetit, ku po mbahet ende nën monitorimin e mjekëve.
Futbollisti serb u rrëzua në minutën e 11’ të takimit, duke bërë që ndeshja të ndërpritej dhe të mos rifillonte më. Vlen të theksohet se rezultati ishte 1-1, pas dy golave të shpejtë, të shënuar në minutat 7’ dhe 9’.
Dragisa Gudelj është vëllai i mesfushorit serb të Sevillas, Nemanja Gudelj dhe luan në Spanjë prej tre sezonesh, teksa te Cordoba është transferuar vetëm verën e kaluar.